Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se Carovska vazhdon të shtyjë Konceptim për reformë në arsimin fillor ndërsa reagimet e nxënësve dhe prindërve nuk prekin ministren.
Sipas tyre, me këtë arrogancë të Carovskës dhe Qeverisë humbin nxënësit të cilët janë e ardhmhja e këtij shteti.
“Carovska harron faktin se mbi 25 mijë fëmijë nuk kanë kompjuterë dhe nuk do të mund të mësojmë përmes të ashtuquajturve libra elektronike. Kjo do të ketë pabarazi dhe diskriminim për mbi 25 mijë persona”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata shtojnë se shturja e këtij ligji me flamur evropian tregon moskujdes të plotë ndaj nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve./Telegrafi/
The post OBRM-PDUKM: Carovska vazhdon të shtyjë ligjin që është në dëm të procesin arsimor appeared first on Telegrafi.