Kontesti me Sofjen është ende larg zgjidhjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ka pak, për të mos thënë aspak gjasa që vendi ta zgjidh shpejtë kontestin me Bullgarinë dhe t’i nis negociatat me BE-në gjatë samiteve të Unionit në qershor dhe korrik. Pesimizmin e tyre ekspertët e bazojnë në zgjedhjet e reja në Bullgari që sipas tyre, janë të paevitueshme.

Analisti Viktor Kanzurov nga Sofja thotë se zgjedhjet e reja mund të rezultojnë me Qeveri të re bullgare gjatë verës ose kriza politike do të vazhdojë deri në fund të vitit 2021. Kanzurov kritikon propagandën sipas tij, të gabuar të Maqedonisë së Veriut e cila pretendon se zgjidhja varet nga zgjedhjet apo Qeveria e re bullgare. Ai është i prerë se zgjidhja varet nga Shkupi.

“Nëse vazhdon kjo krizë politike në Bullgari ka mundësi të ketë Qeveri teknike, funksioni i së cilës do të jetë organizimi i zgjedhjeve të reja. Formalisht do të ketë ndonjë ministër për punë të jashtme, por në këso qeverish shmanget nënshkrimi i disa çështjeve kyçe. Por nuk mendoj se do të ishte problem të nënshkruhej nëse arrihet konsensus në Bullgari nëse ka sinjal pozitiv nga Maqedonia”, deklaroi Viktor Kanzurov, Analist nga Bullgaria.

Ish zv/kryeministri, Vasko Naumovski vlerëson se deri në fund të vitit Bullgaria nuk do të jetë në gjendje të hyjë në negociata thelbësore për tejkalimin e pengesave për fillim të negociatave mes vendit dhe BE-së. Prandaj sipas tij, është e nevojshme që vendi t’i thellojë reformat.

Advertisement

“Ajo që Qeveria jonë duhet të bëjë është të vazhdojë ta paraqesë tregimin tonë të suksesshëm, por edhe të punojë në përmbushjen e Kritereve të Kopenhagës në të gjitha sferat. Sferë më e rëndësishme është Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shohim se ka çështje të hapura që duhet zgjidhur. Në këtë sferë kërkohen rezultate konkrete. Kështu do të tregojmë se jemi vërtetë gati t’i fillojmë negociatat edhe përskaj kësaj pengese të përkohshme”, tha Vasko Naumovski, Ish Zv/kryeministër.

Pas zgjedhjeve të 4 prillit në Bullgari, Presidenti Radev mandatin për formim të qeverisë ia dorëzoi kandidatëve të dy partive më të mëdha, GERB dhe “Ka popull të atillë”, të cilat nuk siguruan shumicën e nevojshme. Sipas Kushtetutës bullgare, më së voni, më 13 maj do të dihet nëse do të ketë qeveri ose zgjedhje të reja. Ndërkohë në Shkup, Kryeministri Zaev, Ministri i Jashtëm, Osmani dhe Përfaqësuesi Special, Buçkovski u shprehën optimist se çështja dypalëshe do të zgjidhet deri në verë, respektivisht deri në fund të vitit. Së fundmi, zv/kryeministri Dimitrov deklaroi se megjithatë nuk ka asnjë garanci që negociatat me BE-në t’i fillojmë këtë vit dhe s’mund t’u jep qytetarëve shumë shpresë./Alsat/

The post Kontesti me Sofjen është ende larg zgjidhjes appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy