Sot vazhdon ora policore në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ora policore vazhdon sot nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit, pasi mbrëmë kjo masë nuk ishte në fuqi për shkak të festës së krishterë Pashkët.

Sipas vendimit të Komisionit për Sëmundje Infektive, nuk do të ketë orë policore në mbrëmjen e 12-13 majit për festën e Bajramit.

“Në ndërkohë, tarracat e ambienteve të hotelierisë mbeten të hapura për mysafirët dhe do të jenë të hapura deri në orën 20:30. Kompanitë nga aktiviteti i hotelierisë të regjistruara për festa (dasma, ditëlindje, pagëzime, etj.) do të jenë në gjendje të organizojnë punën vetëm si restorante në ambiente të hapura, gjejgjësisht në tarraca”, thonë nga Qeveria.

Ngelet në fuqi ndalimi i të gjitha palestrave, klubeve të fitnesit, qendrave sportive dhe palestrave të destinuara për ushtrime shtëpie, të cilat aktivitete mund t’i kryejnë jashtë./Telegrafi/

Advertisement

The post Sot vazhdon ora policore në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy