Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” informon qytetarët se prej ditës së sotme nuk do të ketë kufizime në furnizimin e qytetit me ujë.
Nga NPK “Tetova” thonë se kjo vjen si rezultat i rritjes së temperaturave ditëve të fundit dhe është rritur sasia e ujit.
“Si rezulltat i rritjes së temperaturave ditëve fundit, sasia e ujit për pije në qytetin e Tetovës shënon rritje dhe arrinë në një mesatare prej 370 l/sec, sasi e mjaftueshme për furnizim normal të qytetit me ujë për pije. Prandaj nga dita e sotme, nuk do realizohet restriksion të ujit për pije”, (sic) thonë nga NPK.
Ndryshe, qytetarët e Tetovës muaj me radhë ka pasur probleme me furnizimin me ujë, për defekteve në rrjetin e ujësjellësit./Telegrafi/
K O M U N I K A T Ë
Të nderuar qytetarë,
Si rezulltat i rritjes së temperaturave ditëve fundit, sasia e ujit për pije…Posted by NPK “TETOVA” Tetovё on Friday, 30 April 2021
The post NPK “Tetova”: Prej sot nuk do të ketë kufizime të ujit për pije appeared first on Telegrafi.