Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski sot duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve rreth shkarkimit të drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut tha se nuk dëshiron të përfshihet në pjesën partiake të LSDM-së, por po ashtu shprehu shqetësimin e tij për raportit të Qeverisë përballë drejtorit të institucioni, i cili, sipas Milloshoskit, ka kryer punën siç duhet.
“Si institucion dhe njeri, vërejtja e Qeverisë ndaj drejtorit Paunovskit është sfidimi i kryeministrit dhe zëvendësit të tij. E shohim se kjo Qeveri, për fat të keq, kur ka njerëz që dëshmojnë integritet ajo i shkarkon, ndërsa kurs shohim njerëz ku ka indikacione për krim nuk i shkarkon, përkundrazi ajo i avancon dose mbron”, tha Milloshoski.
Sipas tij, me këtë rast dëshmohet se institucionet janë të dirigjuara nga Qeveria.
“Çdo mendim i pavarur mund të jetë rrezik për drejtorin vetëm se ka guxuar të punojë sipas ligjit, dhe kjo nuk është mirë për shtetin tonë”, tha Milloshoski./Telegrafi/
The post Milloshoski: Rasti me drejtorin Paunovski tregon se institucionet janë të dirigjuara nga Qeveria appeared first on Telegrafi.