Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ishte këtë të diel në Elbasan, prej ku është parë në shoqërinë e disa qytetarëve. Ajo shihet e ulur në një lokal, duke konsumuar kafe me disa banorë.
Në një moment, diplomatja pyet qytetarët nëse kanë votuar apo jo sot.
“Që në 7 të mëngjesit kemi votuar”, dëgjohet të thotë një prej tyre.
“Po, kemi votuar familjarisht”, tha një tjetër.
Advertisement
Sakaq, një qytetare, e cila ishte ulur pranë saj nuk e fshehu entuziazmin dhe kënaqësinë që Kim ndodhej aty me ta.
“Ça fati që je këtu, e pabesueshme…”
Të shumta kanë qenë thirrjet e ambasadores Yuri Kim në këtë ditë votimi. Ajo tha se autoritetet duhet të përmbushin përgjegjësitë e tyre për të numëruar me saktësi votat.
Advertisement