Një incident ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Vashtëmi të bashkisë Maliq.
Një çift bashkëshortësh, dyshohet se janë goditur në kokë me mjete të forta nga një vëzhgues që burimet për Vizion Plus, thanë se i përket subjektit të Partisë Demokratike.
Çifti Avdolli pas ngjarjes së ndodhur, ndodhen në spital per ndihmë mjekësore por janë jashtë rrezikur.
Burimet thanë se çifti është jashtë rrezikut për jetën.
Advertisement
Kjo konsiderohet ngjarja më e rëndë e regjistruar deri tani në procesin zgjedhor në juglindje të vendit.