Siç raporton “SDK.mk“, i dyshuari i katërt në hetim nuk ka arritur ta formatojë telefonin para se t’i merret telefoni dhe në një nga mesazhet, i dyshuari i parë Dragi Rashkovski i thotë: “Dëgjo, shprehu në mënyrë profesionale, këto janë budallenj, asgjë nuk do të kuptojnë”.
Po ashtu portali raporton se profesorë të Fakultetit Juridik në “Justiniani i parë” thonë se hetimi kundër Rashkovskit për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit është kryer edhe në fakultet për shkak se firën “Invoka” e ka përdorur në zyrë.
Hetimi kundër Rashkovskit Prokuroria e nisi për një softuer mbi 80 mijë euro, ndërsa Rashkovski në emër të Qeverisë e ka blerë nga firma “Invoka” për nevojat e MPB-së, ndërsa policisë nuk i është dashur dhe as ka kërkuar blerjen e një softueri të tillë.
Rashkovskit sot nga paraburgimi shtëpiak u paraburgos në burgun e Shutkës pasi që Gjykata Penale e pranoi ankesën e Prokurorisë dhe iu caktua 30 ditë paraburgim./Telegrafi/
The post Rashkovski ka formatuar telefonin, zbulohet mesazhi që ia ka dërguar të dyshuarit të katërt appeared first on Telegrafi.