
Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se gjatë ditëve të ardhshme do të transplantohen edhe veshkat dhe eshtrat e vajzës, zemra e së cilës sot u transplantua te 27 vjeçari.
“Dy veshkat e donatorit sot do të transplantohen te pacientët të cilët me vite ndodhen në dializë. Të hënën, ashti me metastazë te pacienti i cili mjekohet në Klinikën për Ortopedi do të zëvendësohet me asht i shëndoshë nga vajza e ndjerë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ata shtojnë se edhe 10 pacientë dhe pacientë me thyerje të rënda të eshtrave të tjerë do të marrin eshtra nga pacientja e vdekur dhe do të kenë mundësi të vendosin proteza.
Ndryshe, sot në Maqedoni për herë të dytë u transplantua zemra nga një trup i vdekur në një trup tjetër./Telegrafi/
The post Veshkat e vajzës zemra e së cilës u dhurua do të shkojnë për pacientët e sëmurë që me vite janë në dializë appeared first on Telegrafi.