Presidenti rus Vladimir Putin ka refuzuar ftesën e homologut amerikan, Joe Biden për tu takuar së afërmi në një vend të tretë, mbi cështjet e mbetura pezull.
Përgjigjja e Kremlinit vjen në mesin e spekulimeve se Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione ndaj Rusisë lidhur me pretendimet për ndërhyrje në zgjedhje dhe veprimtari të dëmshme kibernetike. Sipas burimeve nga shtëpia e bardhë, 30 subjekte pritet të futen në “listën e zezë”, ndërsa mund të dëbohen 10 zyrtarë rusë nga Shtetet e Bashkuara.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u shpreh se fakti që sanksionet ndoshta po diskutohen nuk do të ndihmojë në asnjë mënyrë gjasat e një takimi Biden-Putin.
Oferta e Uashingtonit për negociata erdhi në sfondin e një serie përshkallëzimesh në Ukrainën Lindore, ku forcat e Kievit janë përplasur me militantë besnikë të dy republikave të shkëputura Donbass. Moska ka shtuar praninë ushtarake përgjatë kufirit të saj me Ukrainën. Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe liderët e tjerë perëndimorë kanë përsëritur thirrjet për shmangjen e tensioneve.