MPB: Gjoba për 190 vozitës në Shkup, 22 për tejkalim të shpejtësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (14.04.2021) në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 190 shkelje në trafik.

Nga MPB thonë se prej gjobave të shqiptuara 22 kanë qenë për tejkalim të shpejtësisë, 7 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 22 për ngasje të makinës pa patentë shoferi.

“Janë shqiptuar edhe 17 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 6 gjoba për motoçiklist, 7 për mosvënien e rripit të sigurisë, 2 gjoba për mosdhënien e përparësisë këmbësorëve dhe 48 për parkim të parregullt”, thonë nga MPB./Telegrafi/

 

Advertisement

The post MPB: Gjoba për 190 vozitës në Shkup, 22 për tejkalim të shpejtësisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy