Administrata për shpërbërjen e lëndëve narkotike të SH.B.A-së (DEA) ka njoftuar se do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë në zbulimin, parandalimin dhe likuidimin e organizatave të trafikut të drogës pas operacioneve të “Dvojnik” dhe “Marijuana”.
Në periudhën e kaluar, ky organ administrativ amerikan filloi të bashkëpunojë intensivisht me policinë e Maqedonisë, dhe kjo rezultoi në veprime të përbashkëta në territorin e Maqedonisë që lanë një përshtypje të fortë tek publiku.
Ata konfirmojnë që zyrtarë të agjencisë janë të përfshirë në hetimin e Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit mbi konfiskimin e 200 kilogramë marijuanë nga policia ditën të premten. Vlera e tregut e narkotikëve të sekuestruar në tregun e zi është gati një milion dollarë.
Për momentin, DEA nuk dëshiron të komentojë mbi rrjedhën e hetimit dhe të dyshuarit e përfshirë në organizimin e prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të lëndëve narkotike.
DEA është një shërbim brenda Departamentit të Drejtësisë të SHBA./Telegrafi/
The post DEA: Do të vazhdojmë luftën e përbashkët me MPB e Maqedonisë appeared first on Telegrafi.