Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka bërë të ditur, se çmimet në spitale private për pacientët me Covid-19 do të kufizohen me ndryshime në Ligjin për mbrojtje shëndetësore.
“E kemi dëgjuar apelin e qytetarëve, sërish është krizë, ka nevojë që të shfrytëzohet ai kapacitet spitalor”, tha Filipçe para sallës “Boris Trajkovski”.
Filiçe tha se ndryshimet ligjore do të dorëzohen nesër në Qeveri nga Shtabi i Krizës, dhe në kuadër të tyre, parashihet që spitalet private të kufizojnë çmimet e shërbimeve shëndetësore në kohë të krizës dhe të gjendjes së jashtëzakonshme.
Ai gjithashtu njoftoi se nga e mërkura do të vazhdojë vaksinimi i qytetarëve të moshuar me sasinë e vaksinave Sputnik, të cilat kanë mbetur nga vaksinimi i qytetarëve që punojnë në infrastrukturë të rrezikuar./Telegrafi/
The post Çmimet në spitalet private do të kufizohen me ligj, gjatë periudhës së pandemisë appeared first on Telegrafi.