Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “qindra persona humbën jetën vetëm për dy ditë”.
“E gjithë kjo nuk do të ndodhte nëse Qeveria e udhëhequr nga Zaev dhe Filipçe do të kishte pak arsye”, thonë nga kjo parti.
Sipas kësaj partie, për Zaevin dhe Filipçe më e rëndësishme është motoçikleta ose helikopteri se sa vaksinat dhe marrja e imunitetit.
“Motoja e tyre është provizione para vaksinave. Numri i të vdekurve është 4.108, ndërsa Zaev dhe Filipçe kanë faj në mënyrë të drejtpërdrejtë për këtë. Zaev dhe Filipçe janë fajtorë për kaosin në shtet”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata kërkojnë dorëheqje dhe se për këtë duhet të japin përgjegjësi./Telegrafi/
The post OBRM-PDUKM: Zaev dhe Filipçe janë fajtor kryesor për kaosin me coronavirusin në shtet appeared first on Telegrafi.