Rreth tre mijë persona morën vaksinën “Sputnik V” dje në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në sallën sportive “A1 Arena Boris Trajkovski” sot do të vazhdojë imunizimi masiv i popullsisë kundër COVID-19. Rreth tre mijë persona dje e kanë pranuar vaksinën “Sputnik V”.

Në këtë fazë do të imunizohen të punësuarit në MPB, ARM, gazetarë, shoferët e autobusëve, zjarrfikësit, edukatorët në kopshte, të punësuarit në pikat pagesore dhe të tjerët.

Në terren punon ekip prej 20 infermiereve dhe pesë mjekëve në dy ndërrime. Në sallën sportive ka vende të caktuara ku vaksinimi mbikëqyret prej 15 deri 20 minuta.

Në vendin e vaksinimit është edhe Ndihma e Shpejtë, nëse ka nevojë të intervenojnë.

Advertisement

Procesi i imunizimit kundër coronavirusit në vend, ka filluar më 16 shkurt me vaksinimin e punonjësve shëndetësor.

RMV ka 78 mijë vaksina, prej të cilave 48 mijë donacion nga Qeveria e Serbisë./Telegrafi/

The post Rreth tre mijë persona morën vaksinën “Sputnik V” dje në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy