Hoteleritë në Maqedoni: Mbyllja e kafeneve lë pa punë 30 mijë persona, kërkojmë ndihmë urgjente shtetërore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Oda Hotelerike dhe Turistike pranë Lidhjes e Odave Ekonomike kërkon ndihmë urgjente financiare për këtë sektor pas vendimit të Qeverisë që të mbyllë objektet hotelerike.

Sipas vlerësimeve, rreth 30 mijë persona do të mbesin pa punë.

“Duke pasur parasysh kushtet momentale, e kuptojmë miratimin e masave të reja që duhet të përmirësoje gjendjen në planin shëndetësor. Por në të njëjtën kohë ju bëjmë thirrje se është e domosdoshme që në mënyrë paralele dhe me urgjencë të ndahet ndihmë e posaçme financiare shtesë për subjektet që për shkak të vendimit qeveritar do të mbesin pa të tyre”, thotë Martin Angjellovski nga Oda Hotelerike dhe Turistike.

Angjellovski thotë se ndihma financiare është e domosdoshme për shkak se duhet të sigurohet ekzistenca dhe të mos humben vendet e punës.

Advertisement

Nga atje theksojnë se ky sektor është ndër më të prekurit nga kriza e COVID-19 dhe se punonjësit në këtë sektor kanë borxhe./Telegrafi/

The post Hoteleritë në Maqedoni: Mbyllja e kafeneve lë pa punë 30 mijë persona, kërkojmë ndihmë urgjente shtetërore appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy