Raporti i DASH: Korrupsion i lartë në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Korrupsioni e gërryen demokracinë nga brenda dhe gjithnjë e më shumë përdoret si armë e vendeve autoritare për minim të institucioneve demokratike, njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit, lidhur me Raportin më të ri për gjendjen me të drejtat e njeriut në botë.

Për politikën e jashtme të SHBA-së korrupsioni është praktikë antidemokratike, edhe një formë e shkeljes së të drejtave të njeriut dhe për atë në raportin vjetor të Departamentit të shtetit për gjendjen me shkeljen e të drejtave të njeriut në botë përfshin gati 200 vende dhe në të praktikave korruptuese të qeverive u jepet vlerë e veçantë.

Sekretari shtetëror i SHBA-së, Entoni Blinken, në brifingun e pardjeshëm me rastin e shpalljes së Raportit deklaroi se në shumë vende “trendet për të drejtat e njeriut vazhdojnë të zhvillohen në drejtim të gabuar”.

“Shumë njerëz vazhduan të vuajnë nën kushte brutale në vitin 2020”, tha Blinken.

Advertisement

Sa i përket Raportit për Maqedoninë e Veriut, ai është përgjithësisht pozitiv, por megjithatë potencohen disa vërejtje si korrupsioni në nivel të lartë, margjinalizimi dhe paragjykimet sociale ndaj personave LGBTI, si dhe kiber sulmet dhe sulmet verbale ndaj gazetarëve.

Në pyetjen e AIM se ç’farë masa antikorruptuese duhet të ndërmarë Qeveria në Shkup që të parandalohet ryshfeti, nepotizmi dhe konflikti i interesave, një person zyrtar nga Departamenti i shtetit u përgjigj se në bërthamën e politikës së jashtme amerikane qëndron se “korrupsioni e gërryen demokracinë nga brenda”.

Në raport potencohet se “qeveria e Maqedonisë për parandalim të korrupsionit në vend duhet të punojë me shoqërinë qytetare në vend dhe me organe të pavarura qeveritare, si Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave, por edhe me trupat rajonal si OSBE dhe Komisioni Venecias.

Departamenti i Shtetit shënon edhe se në Maqedoninë e Veriut ekziston margjinalizim i pjesëtarëve të bashkësisë LGBTI, me ç’rast janë potencuar rastet e paragjykimeve sociale, si shprehja e urrejtjes ndaj këtyre personave. Nga Departamenti i Shtetit sqarojnë se lufta për parandalim të dhunës, diskriminimit, ndjekjes dhe stigmatizimit të personave LGBTI është sfidë globale.

Advertisement

The post Raporti i DASH: Korrupsion i lartë në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy