Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do të vendosë nëse do të ketë masa të reja kufizuese gjatë festave fetare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe nuk tha nëse Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do të propozojë masa kufizuese shtesë.

Sipas ministrit, gjatë festave të vjetshme ka pasur masa të rrepta, por thelbësore është respektimi i masave të fuqi.

“Kemi masa të balancuara. Kjo do të thotë se ka kufizim në lëvizje për shkak se detektuam se pas mbylljes së objekteve, shumë të rinj shkonin në hapësira të hapura dhe nuk respektonin masat”, tha Filipçe duke shtuar se problemi nuk është te masat por te respektimi i tyre.

Ndryshe, gjatë vitit të kaluar gjatë muajit të Ramazanit kishte orë policore për shkak të coronavirusit./Telegrafi/

Advertisement

The post Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do të vendosë nëse do të ketë masa të reja kufizuese gjatë festave fetare appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy