“Paga minimale ende nuk është dinjitoze dhe kur kushtet ekonomike do të jenë të mira do të punojmë ta rrisim edhe deri 18.000 denarë, por tani nuk është momenti. Vetëm para tre viteve paga minimale ishte 8.500 denarë në sektorë të caktuar, ndërsa 9.000 në të gjithë sektorët. Sot është 15.194 denarë de kjo tregon nëse kemi vullnet politik që ta rrisim apo jo”.
Këtë sot e porositi zv.kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi. Ai shtoi se kur ekonomia të jetë më produktive dhe efikase, do të ketë rritje të re të pagës minimale.
“Paga minimale te ne ishte 40 për qind nga mesatarja, ndërsa tani arritëm deri 53,4 për qind. Synojmë në 60 për qind, por kjo po bëhet gradualisht. Në programin qeveritar kemi thënë se paga minimale do të jetë 18.000 ndërsa paga mesatare 36.000 denarë dhe kjo është e saktë atë që duam ta arrijmë. Do të shkojmë edhe më larg nga kjo dhe do të arrijmë në pagë minimale prej 20.000 denarë. Kur nuk do të flasim për krizë ekonomike”, tha Bytyqi.
Ai tha se dje ishte moment historik, pasi në periudhë të krizës ka pasur rritje të pagës minimale prej 1,7 për qind.
“Unë jam mbështetës i konsultimeve dhe gjetjes së konsensusit me të gjithë faktorët, duke i përfshirë edhe sindikatat dhe punëdhënësit dhe çdo qytetar, por duhet të kuptojmë se sundimi i së drejtës fillon nga vet ne. Nuk mundemi për shkak të pikëve politike kur ligji përshkruan disa kritere të caktuara t’i neglizhojmë”, theksoi Bytyqi.
The post Bytyqi: Do të punojmë që ta rrisim pagën minimale në 18 mijë denarë appeared first on Telegrafi.