I akuzuari Betim Kasami është dënuar me burg prej të muajve për protestat për rastin “Monstra” që ndodhi në Shkup, ndërsa gjatë caktimit të dënimit, gjykata tha se ka pasur parasysh edhe gjendjen shëndetësore të të akuzuarit.
I akuzuarit Betim Kasami para gjykatës e pranoi fajin për veprën që e akuzon Prokuroria.
“Po isha në protesta, e pranoj fajin. E pranoj veprën. Lus gjykatën që të më dënojë më pak”, tha Kasami.
Përfaqësuesja e Prokurorisë, Marija Demirova Panajotova tha se i akuzuari ka kryer veprën penale dhe kërkoi që të shpallet fajtor, ndërsa avokatja Ivanka Jakimovska theksoi se i akuzuari është i ri i cili për herë të parë bie ndesh me ligjin./Telegrafi/
The post Tetë muaj burg për Betim Kasamin i cili mori pjesë në protestën për rastin “Monstra” në Shkup appeared first on Telegrafi.