Sot do të fillojnë aktivitetet konkrete në Kuvend dhe grupet e punës, për të zbatuar në praktikë marrëveshjet që u arritën në takimin në mes Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickoskit.
Me ndryshime ligjore duhet të mundësohet shtyrja e regjistrimit të popullsisë për në vjeshtë, gjegjësisht nga 5 deri 30 shtatori, si dhe zgjedhjeve lokale për në muajin tetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç tha Zaevi, në procedurë kuvendare sot pritet të futen ndryshimet e Kodit Zgjedhor në lidhje me identifikimin e votuesve me gjurmë të gishtërinjve, që gjithashtu është pjesë e marrëveshjes në mes LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së.
Zaevi gjithashtu tha se sot në orën 10, do të takohet me përfaqësues të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, me të cilët do të diskutojë për Ligjin për Shtetësi, por edhe për çështje tjera.
Zaev theksoi se takimi do të mbahet me kërkesë të ASH-së dhe Alternativës, ndërsa do të marrin pjesë edhe ministri për Punë të Brendshme dhe ministri i Drejtësisë. Gjithashtu janë ftuar koordinatorët e LSDM-së, OBRM-PDUKM-së, BDI-së dhe Lëvizjes Besa./Telegrafi/
The post Sot në Kuvend fillon zbatimi i marrëveshjes së djeshme në mes Zaevit dhe Mickoskit appeared first on Telegrafi.