Përparimi i perspektivës së Bashkimi Europian i të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor përfaqëson për Italinë një investim prioritar gjeostrategjik, deklaroi sot ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio në Podgoricë.
Shefi i politikës italiane e bëri këtë deklaratë pas takimit me homologun e Malit të Zi, Gjorgje Raduloviç.
“Gjatë takimit ne përsëritëm se si rruga e ndjekur nga Mali i Zi në vitet e fundit është një histori suksesi, me hyrjen historike në NATO, që Italia ka mbështetur fuqimisht, po ashtu dhe me hapjen e të gjithëve kapitujve në negociatat e pranimit në BE”, theksoi Di Maio.
”Është e nevojshme të vazhdohet kjo rrugë”, shtoi ai.
Advertisement