Salla sportive “Boris Trajkovski” në Shkup, nga nesër do të fillojë të përgatitet që në të të realizohet vaksinimi masiv i popullsisë.
Këtë sot e kumtoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se vaksinimi i popullsisë do të fillojë të mërkurën, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në sallën “Boris Trajkovski” do të vendosen 30 pika të vaksinimit.
Vaksinimi do të realizohet nga personeli mjekësor i Shtëpisë së Shëndetit Shkup, ndërkaq të parët që do t’i nënshtrohen imunizimit me AstraZeneca, janë personat e moshës mbi 70-vjeçare.
Ndryshe, deri tani janë paraqitur 20 mijë persona, dhe të njëjtit do të thirren sot dhe nesër nga mjekët amë.
The post Vaksinimi i popullsisë në Maqedoni nis të mërkurën, do të bëhet në sallën sportive “Boris Trajkovski” appeared first on Telegrafi.