Qeveria e Maqedonisë: Ligji për Malin Sharr dërgohet për miratim në Kuvend

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 58-të që e mbajti sot, e shqyrtoi dhe miratoi informacionin për realizimin e masave ekonomike për menaxhim me COVID-19, e cila do të dorëzohet në Komisionin Evropian për miratimin e 80 milion eurove për mbështetjen e buxhetit për masat e qeverisë për kontrollimin e pasojave ekonomike nga kovid-kriza.

Nga Qeveria thonë se e kanë miratuar edhe tekstin përfundimtar të propozim-ligjit për shpallje të një pjese të Malit Sharr për Park Kombëtar dhe ka sjellë përfundimin që i njëjti të dërgohet për miratim në Kuvend.

“Siç është njoftuar, qëllimi kryesor i këtij ligji është shpallja e një pjese të Malit Sharr për rajon të mbrojtur në kategorinë e dytë – Park Kombëtar, për shkak të sigurimit të mbrojtjes të vlerave dhe bukurive natyrore, zhvillimit të bimëve, biodiversitetit, karakteristikave hidrologjike, pejazheve dhe vlerave tjera me interes publik”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Gjithashtu, thuhet se ministriat e Qeverisë në këtë seancë e miratuan informacionin për zbatim në fazën e dytë të Projektit “Zhvillimi i qëndrueshëm rajonal, inkluziv dhe i baraspeshuar”, që do të zbatohet me ndihmë të Qeverisë së Zvicrës./Telegrafi/

Advertisement

The post Qeveria e Maqedonisë: Ligji për Malin Sharr dërgohet për miratim në Kuvend appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy