Policia ka hapur rast në rast në lidhje me vendosjen e tabelës në Qendra për kulturë “Koço Racin” në Kërçovë, në të cilën përveç flamurit shqiptar është shkruar edhe Republika e Shqipërisë.
Këndi arkivor i Shqipërisë u vendos më 24 mars në Bibliotekën e Kërçovës me qëllim që studiuesit ta kenë më të lehtë qasjen deri tek Arkivi i Shqipërisë, ndërsa mbishkrimi “Republika e Shqipërisë” është vendosur në hyrje të bibliotekës.
Dy ditë më vonë pas vendosjes së këndit arkivor, MPB njofton se ka ndërmarrë masa sepse tabela është vetëm në gjuhën shqipe dhe ka të vendosur vetëm flamurin shqiptar.
Nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë thonë se me rastin në fjalë është njoftuar edhe Prokurori Publik./Telegrafi/
The post Policia nis hetime, pas hapjes së këndit arkivor me flamurin shqiptar në Bibliotekën e Kërçovës appeared first on Telegrafi.