Koordinatori i grupit parlamentar i koalicioni Aleanca për Shqiptarët- Alternativa, Skender Rexhepi ka thënë se propozimi që të mbahet seancë me vetëm një pikë të rendit të ditës për ata është i papranueshëm.
“Qeveria nuk guxon të diskriminojë qytetarët me ata që janë të mirë dhe të kapshëm që nesër mund të sigurohen vota nga ato, dhe qytetarët që nuk dëshirojnë tu ndihmojnë me asnjë pako, qoftë me zgjidhjen e çështjes së nënshtetësisë ngase nga ato nuk shohin ndonjë interes zgjedhor nesër. Prandaj ne po mbetemi këtu me kërkesën tonë, që ta gjejmë një zgjidhje të përbashkët, një zgjidhje të harmonizojmë me propozim ligjin të cilin ata thonin që e kanë, që në esencë në dyshojmë që e kanë, prandaj le të urdhërojnë t’i harmonizojmë dhe të shohim se sa është numri real i atyre që vuajnë”, tha Rexhepi.
Ai tha se qeveria nuk guxon që të mos ketë asnjë qytetar pa shtetësi.
The post Rexhepi: Nuk pranojmë të mbahet seancë vetëm me një pikë të rendit të ditës appeared first on Telegrafi.