Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska njoftoi sot se rreth 350 persona të pastrehë janë regjistruar tashmë, me çka ka përfunduar regjistrimi i kësaj kategorie të qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ky është numri që më parë supozuam se ekzistonte”. Janë regjistruar të gjithë ata që janë akomoduar në objektet për të cilat Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka krijuar kushte së bashku me Entin Shtetëror të Statistikave. Këtë herë regjistrimi e konfirmoi atë”, tha Ministrja në konferencën e sotme për shtyp.
Shahpaska shtoi se regjistruesit do të shkojnë në qendrat ku janë akomoduar qytetarët me aftësi të kufizuara.
“Sigurisht që regjistruesit kanë trajnim të veçantë përveç trajnimit se si të kryejnë regjistrimin e qytetarëve, ekziston trajnim i veçantë se si të mbrohen me pajisje mbrojtëse, duke mbajtur maska, duke mbajtur vizore dhe doreza”, tha ajo, duke shtuar se të dhënat mbi pensionistët e regjistruar dhe fëmijët parashkollorë do të jenë më të rëndësishmit për MPPS-në./Telegrafi/
The post Sipas regjistrimit në Maqedoni jetojnë 350 persona të pastrehë appeared first on Telegrafi.