Mariçiq: Do të dixhitalizohen mbi 100 gjykata në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, sot në Bruksel ka pasur dy takime të ndara me kryesuesin e Komitetit LIBE, Huan Fernando Lope Agular, dhe eurodeputetin kroat Toni Picula.

Temë e bisedës ka qenë reformat në gjyqësor, që i ndërmerr Ministria e Drejtësisë dhe eurodeputetët, pëcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mariçiç potencoi reformën gjyqësore me fokus në projektin e dixhitalizimit të gjykatave, një proces që Ministria e Drejtësisë po punon intensivisht, i cili do të rezultojë në më shumë se 100 salla gjyqi të dixhitalizuara, të cilat do të jenë një hap i madh madh teknologjik dhe modernizim. Kjo do të kontribuojë në procedura gjyqësore më të shpejta dhe më efikase, dhe drejtësia do të jetë në gjendje të sigurohet normalisht edhe në kushtet e një pandemie, dhe kështu shëndeti i të gjithë atyre që përfshihen në procedurë do të mbrohet”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Më tej shtojnë se Mariçiq ka thënë se qëllimi i Qeverisë është të kthejë besimin e qytetarëve në organet gjyqësore.

Advertisement

Në takim janë prezantuar edhe plane të detajuara për luftën kundër korrupsionit./Telegrafi/

The post Mariçiq: Do të dixhitalizohen mbi 100 gjykata në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy