Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dushko Arsovski sot në konferencë për shtyp tha se nuk përjashtohen masat e reja, nëse numri i të infektuarave rritet.
Ai tha se më e rëndësishme është të mos ketë mungesa të shtretërve në spitale, në të kundërt do të merren masa të menjëhershme.
Arsovski foli edhe për procesin e regjistrimit të popullsisë, ndërsa tha se janë të sigurt se me këtë operacion statistikor nuk do të rritet numri i të infektuarve.
Ai përsëriti edhe njëherë se bojkoti i regjistrimit është vepër penale, për të cilën ka edhe përgjegjësi.
“Thirrja dhe bojkoti i regjistrimit është vepër penale, ajo është njësoj sikur rezistencë dhe pa dëgjueshmëri ndaj ligjeve dhe organeve shtetërore, me çrrastë parashikohen dënime në të holla ose burg deri në 3 vjet për atë që bënë thirrje për bojkot”, tha Arsovski.
Ndryshe, nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive ende nuk ka propozime për masa shtesë, por nëse do të ketë Qeveria nuk do të hezitojë t’i analizojë ato dhe të vendosë./Telegrafi/
The post Qeveria e Maqedonisë: Gjoba dhe burg për ata që bojkotojnë regjistrimin appeared first on Telegrafi.