![Dërgoi prindërit në qëndrën tregtare dhe u zhduk/ Gjendet i trupi i shqiptarit në Itali](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2021/03/ddddd-650x390-1.png)
Gjendet i vdekur një shtetas shqiptar që ishte shpallur I humbur nga familjarët në zonën e Pocapuglia në Itali.
Avenir Hysaj, 34 vjeç, një murator me banim në Bra, u gjet i pajetë në pyjet jo shumë larg qytetit. Hetimet nga karabinierët e Compagnia di Bra, të drejtuara nga Prokuroria Publike, po përqëndrohen tashmë në shkaqet e vdekjes së shtetasit shqiptar që jetonte dhe punonte legalisht në Itali.
Policia ndërkohë, ka rindërtuar të gjithë ngjarjen.
Të dielën e ditës së zhdukjes më 21 shkurt, ben te ditur Vizion Plus, Hysaj kishte shoqëruar prindërit e tij për të bërë disa blerje dhe do të duhej të kthehej për t’i marrë, por, pasi i kishte lënë në qytetin e vogël të Roero, ai nuk ishte kthyer më. Telefoni i tij celular ishte i paarritshëm nga ora 15:00 të së dielës.
Familjarët e Hysajt iu drejtuan policisë dhe më pas programit televiziv Raitre “Kush e ka parë atë”, dhe bënë thirrje qytetarëve që të ndihmonin në dhënien e informacioneve nëse e kishin parë atë.
Sipas mediave italiane, ende policia nuk ka dhënë informacion nëse Avenir Hysaj është vrarë, I ka dhënë fund jetës apo ka ndonjë motiv tjetër.