Kështu policët në protestën për rastin “Monstra” provokonin protestuesit duke gjuajtur me gurë, ndonëse detyra e tyre është që të ruajnë rendin dhe qetësinë publike. E për këtë sjellje ata kanë marrë vërejtje për sjelljen e tyre joprofesionale.
“Policët të cilët shihen në video se hedhin gurë ndaj protestuesve u është shqiptuar masë për paralajmërim”, thonë nga MPB-ja.
As Prokuroria Themelore Publike nuk ka hapur lëndë kundër policëve të cilët gjuajtën me gurë. Prej atje thonë se sjelljen e policisë e menaxhon MPB.
“Sjelljen profesionale të anëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme e vlerëson nSektori për Kontroll të Brendëshme dhe Standarde Profesionale në Ministrinë e Brendshme”, theksojnë nga Prokuroria Themelore Publike.
Po e njëjta prokurori në mënyrë ekspres i akuzoi me nga 1 vit burg tre protestues, Shaban Veselin, Behar Dalipin dhe Besart Kalisin. Ata e gjuajtën me gurë kordonin policor pasi i ndaloi të marshojnë deri tek Qeveria.
Protesta për “Monstrën” u mbajt më 26 shkurt, pas aktvendimit me të cilin 3 të akuzuar u dënuan me burg të përjetshëm, një me 15 vjet dhe një me 10 vjet burg.
The post Policët që gjuajtën me gurë kaluan vetëm me vërejtje, ndërsa protestuesit për “Monstrën” përfunduan në burg appeared first on Telegrafi.