Reshjet intensive të borës të rëna gjatë orëve të fundit të shoqëruara me erë të fortë kanë shkaktuar probleme të shumta në verilindje të vendit. Situatë e vështirë paraqitet në qarkun Dibër, ku shumë zona në Peshkopi dhe Bulqizë janë bllokuar nga dëbora.
DRITAN KURTI – GAZETAR
“Trashësia e dëborës sipas raportimeve ne zonat e thella ka arritur deri ne 60 cm duke krijuar izolimin e te gjithë fshatrave te njësive Lure, Selisht kalaja e Dodes, Rec, Zalldare Martanesh dhe Ostren dhe Trebisht ne bashkinë e Bulqizës. Po ashtu gjate këtyre orëve ka pasur dhe shkëputje te energjisë ne këto zona.”
Advertisement
Të gjitha grupet e OSHEE ndodhen në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike.
Për shkak të bllokimit nga dëbora, banorët e njësisë administrative të Zerqanit në Bulqizë kanë qenë të detyruar të lëvizin më këmbë.
“Ketu e kane hapur privatet. Ne e kemi shtepine atje. Nuk e kane hapur rrugen as heren e kaluar as sot.”
“Shihe vet. Më këmbë. Shume ftohte. Bashkia fle gjume.”
Advertisement
Ndërkohë, probleme nga dëbora ka pasur dhe në asket rrugore. Rugët nacionale Peshkopi-Klos dhe Peshkopi – Qaf Drajë – Kukës, edhe pse të kalueshme, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
Edhe akset Qaf Buall – Krastë dhe Ura e Çerenecit – Librazhd kalohen vetëm me zinxhirë.
Situatë me normale paraqitet në Kukës. Të gjitha rrugët në këtë qark janë të kalueshëm ndërsa problem mbeten vetëm zonat e thella malore, aty ku trashësia e borës ka shkuar deri në 60 centimetra.
Edhe në juglindje të vendit, problemet më të shumta paraqiten në zonat malore. 20 fshatra të Njësive Administrative Gorë dhe Moglicë të bashkisë së Maliqitr vuajnë mungesën e energjisë elektrike.
Ndërkohë shumë fshatra të tjerë të baskisë Pogradec dhe Bilisht janë të bllokuar pasi trashësia e borës ka shkuar mbi 20 centimetra. Ndërkohë të gjitha akset nacionale në këtë qark janë të kalueshëm.