Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot në konferencë për shtyp tha se ndërprerjen e koordinimit me grupet parlamentare për mbajtjen e seancës, ka ndodhur pasi siç tha, koordinatori i OBRM-PDUKM-së ka vendsur kusht për seancën e nesërme.
“Në koordinimin e sotëm, koordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, kishte një kusht për të siguruar kuorum në seancën e nesërme. Kushti është: nga 30 pikat që parashikohet të jenë në rendin e ditës, pikat 1, 9, 10 dhe 11 mbeten në të njëjtën rend dite, dhe pikat e tjera hiqen nga rendi i ditës”.
“Së pari, është proceduralisht e pamundur, sepse seanca e cila është thirrur me pikat e rendit të ditës dhe me zgjidhjet për plotësimin e saj dhe unë kam treguar që nuk do të lejoj ultimatume ose kushte. Unë gjithashtu e ndërpreva seancën për koordinim në mënyrë që të mund t’i informoja qytetarët për zhvillimet”, tha mes tjerash kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.
Më herët, Micevski në një konferencë për shtyp tha se propozimet e tyre nuk u pranuan dhe se LSDM dhe BDI janë ato që bllokojnë Kuvendin.
The post Xhaferi për ndërprerjen e koordinimit me grupet parlamentare: Koordinatori i OBRM-PDUKM-së vendosi ultimatum appeared first on Telegrafi.