Gjithsej 1.329 të hospitalizuar për shkak të coronavirusit në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në 24 orët e kaluara në kovid – qendrat në spitalet në të gjithë vendin është njoftuar se po trajtohen gjithsej 1.329 pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj COVID-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se 77 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 u shtruan në spitalin në Manastir. 55 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. 31 pacientë ka reparti infektiv në Tetovë, 62 pacientë po trajtohen në Veles dhe 104 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 po trajtohen në Kumanovë, si dhe 92 pacientë u shtruan në spital në qendër në Ohër, 119 në Prilep, 35 në kovid – qendër në Gostivar dhe 20 në Strugë. 45 pacientë u shtruan në spital në Strumicë, 9 në Koçan, 10 në Kërçovë, 72 në Kavadar, 20 në Gjevgjeli.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj COVID-19 të cilët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1.329 dhe ka rreth 300 shtretër të lirë.

“Gjatë ditës, bëhen çregjistrime për pacientët e shëruar, të cilat do të lirojnë shtretër shtesë. Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria ka pasqyrë të situatës me objektet dhe nëse është e nevojshme, repartet do të zgjerohen më tej”, thuhet në kumtesë./Telegrafi/

Advertisement

The post Gjithsej 1.329 të hospitalizuar për shkak të coronavirusit në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy