Edhe pse në dy javët e fundit numri i të infektuarve ka pësuar ulje të ndjeshme, prania e varianti të ri të Sars Cov 2 mund të rrisë numrin e të infektuarve, siç po ndodh në vendet e rajonit. Këtë shqetësim e shpreh për “Vizion Plus” përfaqësuesi i OBSH Shqipëri.
GERALD ROCKENSCHAUB
PËRFAQËSUES I OBSH NE SHQIPËRI.“Trendi aktual i pandemisë tregon se masat po funksionojnë. Rastet kanë qenë në ulje, situata është në përmirësim. Por përhapja e variantit të ri në vendet e rajonit është problematike. Shqetësimi jonë është që ne mund të shohim një trend të tillë edhe në Shqipëri për shkak të këtij mutacioni. Ndaj do të ishte mirë po të rishikoheshin masat.”
I pyetur për negociatat e nisura tashmë nga autoritetet shqiptare për vaksinat ruse e kineze, përfaqësuesi i OBSH thotë se rekomandimet janë që të përdoren vaksinat e autorizuara për përdorim emergjent në kushtet e pandemisë.
“Ne si OBSH rekomandojmë që të përdoren vaksinat e autorizuara për përdorim emergjent në kushtet e pandemisë si si Pfiezer&Biontech, Astrazeneca dhe Johnson and Johnson. Nga ana tjetër ka disa vaksina të tjera që janë ende në proces vlerësimi, siç janë edhe ajo ruse e kineze.”
Rockenschaub vlerëson planin ambicioz të autoriteteve shëndetësore për vaksinimin e popullatës në 14 muaj, por thekson se kjo është në varësi të prodhimit e qarkullimit të vaksinave.
“Qeveria ka një plan të mirëpërpiluar për vaksinimin e të gjitha grupeve të rilpopullatës. Por kjo varet nga qarkullimi i sotëm në nivel global i vaksinave, pasi vërehet që ka mungesa.”
Përfaqësuesi i OBSH shton se ende nuk mund të bëhen parashikime se kur do të vijë fundi i pandemisë, pasi nuk varet vetëm nga vaksinimi. Ai apelon që të respektohet distancomi social dhe masat e tjera të vendosura nga autoritetet.