
Italia është shteti i parë që mirëpret vendimin e Agjencisë Rregullatore të Barnave në Bashkimin Evropian për vaksinën AstraZeneca.
Pasi EMA dha dritën jeshile për përdorimin e saj, kryeministri italian, Mario Draghi njoftoi se duke nisur nga e premtja, procesi i vaksinimit me AstraZeneca-n do të rinisë.
Advertisement
“Qeveria Italiane mirëpret deklarimin e EMA mbi vaksinën Astrazeneca. Administrimi i vaksinës Astrazeneca do të rifillojë që nesër. Prioriteti i qeverisë mbetet ai i kryerjes së numrit më të madh të vaksinave në kohën më të shkurtër të mundshme”, tha Mario Draghi.
Deklarata e kreut të qeverisë italiane erdhi një orë pasi EMA u shpreh për vaksinën anglo-suedeze.
Advertisement