PTHP ka ngritur aktakuzë kundër tre shtetasve të huaj për falsifikim të testeve PCR

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria Publike ka paraqitur aktakuzë kundër dy shtetasve turq dhe një shtetasit të Zvicrës, për veprën penale “falsifikim të dokumenteve” në përputhje me Kodin Penal.

“Në ngjarje të ndara penale-juridike, të akuzuarit kryen krimin duke paraqitur vërtetime të rreme për teste negative PCR për coronavirusin në kontrollin e pasaportave në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, pas largimit nga vendi”, thonë nga PTHP.

Edhe pse nuk janë testuar fare në labaratorin e Shkupit dhe e kanë ditur se të dhënat janë të rrejshme, thuhet në deklaratën e PTHP-së, të akuzuarit i kanë treguar certifikatat e rrejshme si të vërtetat./Telegrafi/

The post PTHP ka ngritur aktakuzë kundër tre shtetasve të huaj për falsifikim të testeve PCR appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy