OBSH: Nuk ka prova për probleme nga AstraZeneca

Pinterest LinkedIn Tumblr +
OBSH: Nuk ka prova për probleme nga AstraZeneca

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se nuk ka asnjë provë që tregon se vaksina kundër koronavirusit AstraZeneca shkakton mpiksje gjaku.

OBSH-ja tha të hënën se është duke i rishikuar raportet se kjo vaksinë ka shkaktuar probleme të tilla te disa njerëz që e kanë marrë.

Disa vende evropiane kanë pezulluar përdorimin e saj, pasi dhjetëra njerëz të vaksinuar kanë raportuar probleme me mpiksjen e gjakut.

Rreth 17 milionë njerëz në Bashkimin Evropian dhe në Mbretërinë e Bashkuar e kanë marrë këtë vaksinë, ndërsa më pak se 40 raste të mpiksjes së gjakut janë raportuar që nga java e kaluar, tha AstraZeneca.

Advertisement

Zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier, tha se organizata do t’i analizojë këto indcidente dhe se gjetjet do t’i komunikohen menjëherë publikut.

“Sot, nuk ka asnjë provë që incidentet janë shkaktuar nga vaksina dhe është e rëndësishme që fushatat e vaksinimit të vazhdojnë, në mënyrë që të mund të shpëtojmë jetë nga virusi”, tha Lindmeier.

Agjencia Evropiane e Barnave, e cila gjithashtu po rishikon incidentet e mpiksjes së gjakut, ka thënë se vaksina mund të vazhdojë të administrohet.

Sipas kësaj agjencie, “përfitimet nga vaksina vazhdojnë t’i tejkalojnë rreziqet e saj”.

Advertisement

AstraZeneca ka thënë se siguria e ilaçit është studiuar gjerësisht gjatë provave klinike./ REL

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy