Eurodeputeti Kovaçev informon PPE-në për presionin mbi qytetarët e Maqedonisë që marrin libra bullgarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ajo që po ndodh midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk është një mosmarrëveshje e zakonshme kulturo-historike. Prova e kësaj është presioni mbi qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut që marrin libra bullgarë. Kjo u deklarua për BGNES nga eurodeputeti dhe nënkryetari i PPE, Andrej Kovaçev.

Ai i informoi kolegët e tij të PPE-së për serinë e incidenteve në të cilat qytetarët e Maqedonisë nga Resnja, Manastiri dhe Koçani ishin nën presion të tillë.

“Unë i informova kolegët e mi nga Partia Popullore Evropiane. Ajo që po ndodh midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nuk është një mosmarrëveshje e zakonshme kulturo-historike, siç fatkeqësisht e quanin të Gjelbrit. Ky është një problem themelor i kohës sonë. Urrejtja dhe diskriminimi nuk janë një mosmarrëveshje kulturo-historike”, është kategorik Kovaçev.

Ministria e Jashtme bullgare është gjithashtu e vetëdijshme për rastet dhe po kryen inspektime.

Advertisement

Viktor Stojanov, organizator i nismës civile Dërgoni një libër bullgar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjithashtu alarmoi për incidentet.

Nisma po zhvillohet për 3 muaj dhe më shumë se 400 bullgar nga Bullgaria dhe bota janë bashkuar me të. Ata dërguan 1.600 libra bullgarë te 534 persona në Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/

The post Eurodeputeti Kovaçev informon PPE-në për presionin mbi qytetarët e Maqedonisë që marrin libra bullgarë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy