Tetovë: Shkeli masat anti-covid, arrestohet pronari i lokalit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka njoftuar se e ka arrestuar një pronar të një objekti hotelierik për shkak se i njëjti ka shkelur masat anti-Covid-19.

“Më 10.03.2021 në ora 19:10, nëpunësit policorë të SPB Tetovë në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut kanë kryer kontroll në një objekt hotelierik në rrugën APJ në Tetovë, në pronësi të S.G. (37) nga Tetova. Gjatë kontrollit është konstatuar se janë shkelur protokollet për punë në objekte hotelierike, se janë gjetur klientë në disa tryeza. Si rezultat, pronari i objektit është arrestuar”, njoftojnë nga SPB Tetovë.

Ndaj tij do të shqiptohet edhe kallëzim penal, për shkak se ka bërë shkelje të nenit 206 të Kodit Penal – mosveprim ndaj protokolleve për mbrojtje në kohë epidemie.

The post Tetovë: Shkeli masat anti-covid, arrestohet pronari i lokalit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy