“Sipas vendimit të djeshëm të Qeverisë, disa institucione shtetërore po punojnë për gjetjen e lokacioneve për karantinë shtetërore”.
Këtë e deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse karantinat shtetërore janë gati për ardhjen personave nga kontinenti afrikan.
“Atëherë kur hotelet nuk kanë punuar, ne i kemi përdorur ato ambiente, por në korniza të kapaciteteve shtetërore të lira, besoj se do të gjendet vend. Një nga opsionet ishte institucioni në Demir Kapi dhe ishte vend mjaft i qëndrueshëm për akomodim. Një zgjidhje e tillë do të gjendet së shpejti”, tha Filipçe.
Ndërsa sa i përket disa masave shtesë në një pjesë të kufijve, Filipçe tha se ende nuk ka vendim në këtë drejtim./Telegrafi/
The post Institucionet në Maqedoni punojnë për të gjetur vende për karantinë shtetërore appeared first on Telegrafi.