Gjashtë viktima dhe 529 raste të reja me koronavirus u raportuan të mërkurën në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se dy raste të vdekjes u regjistruan në Fushë Kosovë dhe nga një rast në Drenas, Gjilan, Lipjan dhe Prishtinë.
Rastet e reja pozitive, ndërkaq, rezultuan nga testimi i 2,888 mostrave.
Numri më i madh i tyre është në Prishtinë: 191 raste.
Advertisement
Në 24-orëshin paraprak u raportua edhe për 333 pacientë të shëruar nga koronavirusi.
Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 74,748, i viktimave në 1,674 dhe i të shëruarve në 62,983.
Aktualisht, raste aktive janë 10,091.
Advertisement