UNSHM Maqedoni: Një vit pa nxënës në bankat shkollore, institucionet dështuan me mësimin online

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ka kaluar një vit që kur për shkak pandemisë u mbyllën shkollat. Nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme (UNSHM) thonë se në vend që të mësojnë diçka nga periudha mars-qershor 2020 dhe të përdorin atë kohë për të zhvilluar një strategji të qartë se si dhe kur do të rihapen shkollat (e mesme), institucioneve u ndodhi “ERROR 404”.

Nga UNSHM më tej thonë se “ashtu si në shkollë – kur nuk përgatitesh për orët mësimore, ju merrni notë të dobët, kështu që edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës mori një NOTË të DOBËT (1) për punën e saj mbi këtë çështje”.

“Megjithëse UNSHM avokon për mësimdhënie të kombinuar duke bërë propozime konkrete, ne shohim që kjo nuk po realizohet nga MASH. Ne kemi kryer një hulumtim mbi mësimin në distancë dhe efektet e tij, i cili tregoi se: 70% e shkollarëve të mesëm thanë se ka nxënës në klasën e tyre që nuk kyçen në mësim online; 80% e të anketuarve vlerësojnë cilësinë e mësimdhënies në internet me 1, 2 ose 3”.

“Këto janë vetëm pasojat afatshkurtra të mësimit në distancë. Mësimi online gjithashtu do të ketë një ndikim afatgjatë në shëndetin mendor të nxënësve, pjesëmarrjen e grave në arsim dhe tregun e punës, si dhe në dallimet socio-ekonomike. Dyert e mbyllura vazhdojnë të varen në portat e shkollës edhe kur UNICEF thotë se PRIORITET i MASH duhet të jetë rihapja e tyre”, thonë nga UNSHM./Telegrafi/

Advertisement

The post UNSHM Maqedoni: Një vit pa nxënës në bankat shkollore, institucionet dështuan me mësimin online appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy