FOTOT: Policia dhunoi një qytetar, protesta masive në Athinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një oficer i policisë greke është lënduar seriozisht pas protestave të së martës në Athinë, që shumë shpejt ka degjeneruar në përplasje të forta, duke iu përgjigjur vetë dhunës policore.

Protestat u nxitën pas një video të transmetuar gjerësisht në rrjetet sociale por edhe televizion, ku një qytetar shfaqet i shtrirë në tokë, i rrahur gati për vdekje nga policia të dielën në mbrëmje.

Kaq mjaftoi që më shumë se 5 mijë vetë të dalin në protestë në rrugët e Athinës, shumë prej tyre me pankarta në duar e me thirrjet: Larg policia nga lagjet tona.

Policia tentoi të shpërndajë protestuesit me gaz lotsjellës ndërsa këta të fundit u kundërpërgjigjën duke hedhur bomba molotov dhe gurë ndaj tyre ndërsa i vunë zjarrin edhe koshave të plehrave.

Advertisement

Nga përplasjet, 3 policë mbetën të lënduar ndërsa 10 qytetarë u arrestuan. Në një dalje përpara mediave, në reagim për protestat, kryeministri Mitcotakis tha se dhuna në Athinë duhet të marrë fund.

Ai i bëri thirrje të rinjve grekë që të ndërtojnë dhe jo të shkatërrojnë vendin e tyre dhe se protestat e dhunshme nuk e cojnë vendin asgjëkundi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy