Dimitrov: Mundësitë reale për përparim të eurointegrimeve të Maqedonisë janë më shumë në maj, qershor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zv. kryeministri Nikolla Dimitrov, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me atë nëse Maqedonia do të jetë në agjendën evropiane më 25 dhe 26 mars, tha se kjo datë është shumë afër për të pritur ndonjë përparim.

“Në aspektin politik, ky këshill është shumë afër sepse shteti anëtar me të cilin ne po kemi kontest është para zgjedhjeve. Mundësitë reale për përparim janë më shumë në maj, qershor. Ne patëm vendim të qartë marsin e kaluar që nuk u materializua.

Pas disa cikleve zgjedhore të anëtarëve të rëndësishëm të BE-së, do të krijohet një atmosferë ku do të ketë përpjekje serioze për të miratuar kornizën negociuese dhe për të pasur konferencën e parë”, tha Dimitrov./Telegrafi/

The post Dimitrov: Mundësitë reale për përparim të eurointegrimeve të Maqedonisë janë më shumë në maj, qershor appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy