Shumë fjalë, shumë premtime e fotografi, por asfaltimi i dy kilometrave rrugë, në autostradën Shkup-Bllacë ende nuk ka filluar edhe pse faza e parë duhet të përfundoj në dhjetor të vitit 2021. Në terren mund të shihen ekskavatorë e kamionë duke gërryer për ta rrafshuar tokën.
“U bënë gati një vit nga fillimi i ndërtimit të autostradës Shkup-Bllacë, ndërsa tashmë punimet kanë filluar të intensifikohen pasi që kanë mbetur edhe 7 muaj deri te përfundimi i fazës së parë të kësaj autosdrade”. tha gazetarja, Arbana Qerimi.
Dy kilometrat e para të kësaj autostrade është duke i realizuar ndërmarrja “Granit” e angazhuar nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore. Nga atje thonë se punët janë zhvillinm e sipër dhe se gjithçka po zhvillohet sipas planit dhe marrëveshjeve për ndërtimin e rrugës.
“Punimet kanë filluar më 27.07.2020, ndërsa afati është 18 muaj nga fillimi i punës. Duke marrë parasysh atë që ndërtimi deri në këtë moment rrjedh në pajtueshmëri me marrëveshjet, presim që faza e parë të mbarojë në suaza të periudhës kohore të parashikuar me Marrëveshjen”, njoftojnë nga Ndërmarrj Publike Rrugë Shtetërore.
Nga Qeveria kanë informuar se në qershor të këtij viti pritet të fillojnë procedurat për ndërtimin edhe të pjesës së dytë të autostradës Shkup-Bllacë. Mjetet për 10 kilometërshin tjetër do të sigurohen nga banka evropiane./TV21/
The post Asfaltimi i autostradës Shkup-Bllacë ende s’ka filluar appeared first on Telegrafi.