Kohët e “arta” të volejbollit/ Garë e vakët dhe kushte jo të mira pë stërvitjen në ditët e sotme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kohët e “arta” të volejbollit/ Garë e vakët dhe kushte jo të mira pë stërvitjen në ditët e sotme

Volejbolli shqiptar ka një histori të lavdishme, dëshmuar me arritjet e mëdha të klubeve si Dinamo dhe Partizani në arenën europiane. Brezi i artë i volejbollisteve me emra të mëdhenj si  Ela Tase, Mimoza Ibrahimi , Ylli Tomorri , Dashamir Fagu, Asllan Rusi e shumë të tjerë i përkasin arkivave dhe historisë së këtij sporti. Ylli Tomorri  është  një nga protagonsitët që ka lënë gjurmën e tij në këtë sport si fillim si lojtar dhe sot si trajner.  Në një intervistë për Vizion Plus, ai tregon për ne si përjetohej një ndeshje e asaj kohe.

 

YLLI TOMORRI

ISH-VOLEJBOLLIST

Advertisement

Një derbi me Dinamon përjetohej gjithmonë. Pallati i sportiti mbushej plot e përplot me njërëz. Ishte një emocion i jashtëzkonzhëm. Kemi kaluar shumë mirë, sigurisht dhe pjemmarja në aktitivitete ndërkohmëbtare ku u kualifikuam në 4 më të mirat e Europës , ka qënë një kohë tjetër…”

 

Aktualisht Tomorri drejton skuadrën e Partizanit ku edhe si trajner ka regjistruar rezultate pozitive.Ish Volejbollisti bën një paralelizëm si ka ndryshuar sporti.

 

Advertisement

YLLI TOMORRI

ISH-VOLEJBOLLIST

Atherë ka pasur më  shumë sportista , më shumë klube ka  pasur një masivizim dhe si për rrjedhojë dhe sportistë të nivelit të lartë kishte më shumë. Ndërsa sot rivaliteti është mes pak skuadrave , lojtarët stërviten në kushte jo shumë të mira duke lënë pas familjen dhe cdo anagazhim tjetër.

 

Advertisement

Tekniku thotë se niveli i volejbollit nuk është ai që të gjithë do të donin ndërsa nuk nguron të jape edhe një mesazh për rritjen e nivelit te këtij sporti.

 

YLLI TOMORRI

ISH-VOLEJBOLLIST

Advertisement

Në 30 vitet e fundit sporti i volejbollit nuk është ai që të gjithë prisnim. Mund të them se trajtimi që i bëhej në kohën e monizmit ishte shumë më i mirë se cmund të bëjë cdo qeveri sot. Volejbolli ka qënë dhe mbetet nëj sport elitar që kërkon mbështetje gjithmonë.

 

Kampionati i parë kombëtar për volejbollin në Shqipëri u zhvillua më vitin 1946. Prej asaj kohe, skuadrat shqiptare kanë arritur rezultate mjaft dinjitoz në aktivitete të nivelit Botëror, Evropian, Mesdhetar, Ballkanik.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy