Gjatë ditës së sotme policia ka zhvilluar një operacion anti-drogë, ndërsa janë kryer disa bastisje, njofton Alsat.
Operacioni është zhvilluar në rajonin e Gjevgjelisë ndërsa sipas informacioneve të para janë kapur rreth 200 kilogramë lëndë narkotike. Burime thonë se ende vazhdojnë masat policore.
Sipas të dhënave fillestare aksioni ka të bëj me shpërbërjen e një grupi për të cilin autoritetet po punojnë prej kohësh, me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të shpërndarjes së drogës.
The post Kapen rreth 200 kg lëndë narkotike në rajonin e Gjevgjelisë appeared first on Telegrafi.
Advertisement