Konferenca në qershor? Ambasadori portugez flet për Vizion Plus: Besimplotë për negociatat e Shqipërisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Konferenca në qershor? Ambasadori portugez flet për Vizion Plus: Besimplotë për negociatat e Shqipërisë

Shqipëria pret që brenda 6 mujorit të presidences portugeze, të marrë datën për tryezën e parë ndërqeveritare.

Por cilat janë pritshmëritë e Portugalisë dhe a janë ato në të njëjtën linjë me pritshmëritë e vendeve anëtare? Në një intervistë për Vizion Plus, ambasadori Pedro Nono Bartolo, edhe pse rezervohet të bëjë premtime të nxituara, nuk e fsheh synimin e vendit të tij.

 

PEDRO NONO BARTOLO – AMBASADOR I PORTUGALISË NË SHQIPËRI

Advertisement

 

Në shpresojmë të jemi në gjendje të caktojmë datën për tryezën e parë ndërqeveritare brenda Qershorit. Por ju e dini që gjëja më e keqe që mund të bëni në jetë është të krijoni pritshmëri jo të vërteta. Personalisht preferoj të bëj premtime më të vogla dhe të arrij rezultate mbi pritshmeritë. Ne e dimë që hapja e negociatave nuk është një gjë e lehet dhe nuk varen vetëm nga një person, një shtet, një qeveri, një ose nga një arritje kyçe, nuk varet ekskluzivisht nga qëndrimi i Shqipërisë, apo përpjekjet apo qëllimet e mira. Nuk ka formulë magjike, ka shuam faktor që hynë në lojë, përfshi dhe kalendarin elektoral, jo vetëm në Shqipëri por edhe në shumë shtete të Evropës. Besoj që Shqipëria me të gjithë vështirësitë do të bëhet vend anëtar i BE-se, herët ose vonë. Jemi besimplote dhe shpresojmë që në përfundim të këtij 6-mujori të caktojmë datën për tryezën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë.

 

E duke u ndalur tek zgjedhjet e 25 prilli dhe ndikimin e tyre mbi vendimin përfundimtar të vendeve anëtare, ambasadori Bartolo, theksoi posacerisht per Vizion Plus se i gjithë procesi duhet të shërbejë si dëshmi e triumfit të demokracisë.

Advertisement

 

PEDRO NONO BARTOLO – AMBASADOR I PORTUGALISË NË SHQIPËRI

Bashkimi Evropian do të jetë padyshim shumë i interesuar, shumë kurioz, duke ndjekur nga afër përgatitjet për zgjedhjet, mbajtjen e zgjedhjeve dhe të gjithë presim që të zhvillohen në mënyrë të lirë dhe të ndershme. Siç e thash, shpresoj që të jetë një tjetër demonstrim që Shqipëria është me të vërtetë një demokraci evropiane dhe një shtet ku vullneti i qytetarëve do të dëgjohet dhe që zgjedhjet të zhvillohen në një mënyrë të pakontestueshme, të lira, të ndershme dhe transparente. Ne presim që edhen në Shqipëri të jetë kjo kulturë e kompromisit dhe momenti më i mirë për ta treguar këtë si shembull është gjatë zgjedhjeve tuaja, të cilat ne shpresojmë të jenë një triumf për demokracinë dhe ku të gjithë palët të dëshmojnë respektin ndaj kundërshtarëve, sepse ky do të jetë mësimi më i mirë që ju mund ti jepni të gjithë atyre që janë skeptik për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

 

Advertisement

Dhe për të gjithë vendet skeptike diplomati kishte një mesazh gjate intervistes per Vizion Plus..

 

PEDRO NONO BARTOLO – AMBASADOR I PORTUGALISË NË SHQIPËRI

Shqiopëria për mua është një vend evropian. Kur lexoj Ismail Kadarenë, është një shkrimtar evropian. Kur dëgjoj Ermonela Jahon, është një këngëtare evropiane dhe shumë e talentuar madje. Ibrahim Kodra ishte një piktor evropian, nuk ka asnjë dyshim për këtë. Ajo që ka rëndësi është që çdo vend të marr angazhimet për projektin Europian. Angazhimet e shqipërisë, angazhimet tona ndaj të mirës së përbashkët dhe për të kuptuar që zgjerimi është një e mirë për të ardhmen tonë, sigurinë tonë dhe rritjen tonë.

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy