Freedom House: Shqipëria në rënie! Vrasja e Klodian Rashës, ndikim negativ

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Freedom House: Shqipëria në rënie! Vrasja e Klodian Rashës, ndikim negativ

Shqipëria renditet në mesin e vendeve që kanë bërë regres në respektimin e lirive themelore të qytetarëve duke humbur një pikë në kategorinë e të drejtave të grumbullimit dhe organizimit. Sipas raportit vjetor të Freedom House për lirinë në botë, dy ngjarjet që ndikuan në këtë rezultat ishin protestat për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe vrasja e Klodian Rashës.

AMY SLIPOËITZ

BASHKEAUTORE E RAPORTIT

“Ne pamë rënie në lirinë e grumbullimit, për shkak të dhunës midis protestuesve dhe forcave të sigurisë në muajin maj, gjatë shembjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar. Një tjetër arsye për shqetësim ishte kur në muajin dhjetor policia vrau një qytetar që kishte shkelur urdhrin për orën policore. Këto kontribuuan në rënien në kategorinë e lirisë së grumbullimit për Shqipërinë.”

Advertisement

Ballkani prezantohet mes rajoneve që kanë pësuar rënie, por Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut bëjnë përjashtim duke u konsideruar si shembuj suksesi. Kjo e fundit ka shënuar rritje të konsiderueshme, me 3 pikë në krahasim me vitin e kaluar. Sipas Freedom House, 2020-a ishte një vit ku pandemia e koronavirusit mbizotëroi jo vetëm si krizë shëndetësore, madje edhe Shtetet e Bashkuara pësuan një rënie të konsiderueshme në nivelin e demokracisë dhe pasojat ndjehen në të gjithë botën, përcjell Vizion Plus.

SARAH REPUCCI

BASHKEAUTORE E RAPORTIT

“Kur vendet demokratike pësojnë rënie, ose tregojnë dobësi, kjo u jep aktorëve autoritarë diçka për të përmendur dhe hapësirë për të pretenduar se demokracia është një sistem inferior. Administrata e Presidentit Biden duhet ta bëjë përparësi konsolidimin e demokracisë, ne duhet të riparojmë dobësitë afatgjata dhe jo të përqendrohemi në zgjidhje afatshkurtra.”

Advertisement

Liria në Shtetet e Bashkuara ra me tre pikë dhe në dekadën e fundit ka rënë 11 pikë, një rënie e thellë që tashmë e vendos vendin më pranë shteteve me institucione të dobëta si Rumania dhe Panamaja.

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy